Ballina Kosovë Osmani në Samitin e Brdo-Brijonit: Rreziku vjen nga Serbia, do të fuqizojmë...

Osmani në Samitin e Brdo-Brijonit: Rreziku vjen nga Serbia, do të fuqizojmë ushtrinë për të mbrojtur territorin

15
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, u shpreh me vendosmëri lidhur me sfidat dhe kërcënimet që përballet vendi.

Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve për bashkëpunim rajonal, mbrojtja e interesave shtetërore, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mbetet prioritet kryesor.

“Ne asnjëherë nuk kemi sulmuar apo pushtuar askënd, por gjithmonë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten,” deklaroi Osmani, duke nënvizuar se rreziku kryesor vjen nga Serbia.

Ajo shtoi se Kosova është për bashkëpunim rajonal, por njëkohësisht do të mbrojë interesin shtetëror, sovranitetin dhe integritetin.

“Edhe pse Vuçiç pati ankesa për marrëveshjen Kosovë-Kroaci-Shqipëri në fushën e mbrojtjes, ai mori konfirmimin e përbashkët se kjo ka qëllim mbrojtjen tonë,” tha Osmani.