Ballina Aktualitet Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon kreu i PD, Sali Berisha: Kërkoj...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon kreu i PD, Sali Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

31
0

Sulmi me pasojë vdekjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka tronditur mbarë opinionin publik dhe lidhur me këtë ngjarje tragjike ka dhënë reagimin e tij të menjëhershëm kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kreu opozitar i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të gjyqtarit Kalaja teksa ka theksuar se vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një akt kriminal që duhet dënuar maksimalisht.

Berisha nuk ka lënë pa përmendur se ngjarja e sotme është dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe e pasigurisë së madhe në vend.
Në reagimin e tij, Berisha e ka përfunduar duke kërkuar dënimin më të rreptë ligjor për porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.

Reagimi i kreut të Partisë Demokratike:

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.
Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.
Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.
Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.