Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik, vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
Në reagim, kryetari i Dhomës së Avokatisë kërkon nga institucionet e larta të Drejtësisë të që nga KLGJ, Inspektoriati i lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, të analizojnë situatën dhe të marrin masa për sigurinë e jetës së gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve .
Reagimi
Te tronditur thellesisht nga ngjarrja, lidhur me vrasjen ne ambjentet e gjykates te Gjyqtarit te Gjyjates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, kolegut dhe mikut Tone Astrit Kalaja, trupa e avokateve i percjell familjes ngushellimet me te thella . Kjo ngjarrje eshte gjithashtu nje goditje per te gjith sistemin e drejtesise dhe shtetit te se drejtes . Kjo ngjarje, per kedo eshte nje thirrje alarmi per sigurine, se pari te jetes dhe shendetit te kolegeve, gjyqtarve dhe prokuroreve dhe njekohesisht nje thirrje edhe per avokatet per thellimin e punes per ndergjegjesimin e paleve ne procese penale, civile dhe administrative per c’ka atyre ju takon ligjerisht dhe per pritshmerite ne proceset ku ata perfaqesojne palet .
Kryetari
Dhomes Avokatise Shqiperise
Prof Dr. Maksim HAXHIA