Ballina Sport ZYRTARE/ Partizani pa trajner, të kuqtë ndajnë rrugët me Milinkovic

ZYRTARE/ Partizani pa trajner, të kuqtë ndajnë rrugët me Milinkovic

27
0

Tani është zyrtare. Partizani ka ndarë rrugët me  trajnerin Mladen Milinković. Ky vendim nga klubi i kuq, vjen pas humbjes 3-0 në derbi. Partizani nuk e nisi aspak mirë sezonin e ri, pasi pas 6 ndeshjesh, ia doli që të grumbullojë vetëm 4 pikë. Synimi është gjetja e një tekniku, i cili do të mund të shpëtojë sezonin e kryeqytetasve.

Njoftimi:

Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.

Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.