Ballina Politika “Çështë kjo parti që ia caktojnë kandidatin të tjerët?” – Myslim Murrizi:...

“Çështë kjo parti që ia caktojnë kandidatin të tjerët?” – Myslim Murrizi: PD me 500 mijë vota, bën diskutime me Idrizin që ka 1 mijë vota

24
0

Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shprehur habi për strategjinë e Partisë Demokratike, për të mbështetur kandidat të propozuar nga parti të vogla, duke hequr dorë nga kandidatët e tyre.

Murrizi: Nëse PD, që merr 500 mijë vota, ngelet të kushtëzohet nga kandidaturat që duhet ti propozojnë të dërguarit e Agronit, ky është teatër. Në votëbesimin e Berishës kanë marrë pjesë 44 mijë demokratë. Në primare 12 mijë, formalisht ti thërrsite ata, ti pyeste. Edhe Hasimen e Agronit, edhe Edlirën e Eraldit dhe Florian Hackaj, kush e propozoi. Edhe Flor Binajn, me ato që tha Berisha, as për Kadarenë… Dëgjova që këtë kandidaturë do t’ja propozojnë partive aleate. Mos ndoshta ndonjë aleat bën vaki nuk është dakord…

Ylli Rakipi: Ç’është kjo parti që pret të bëjnë kandidatura të tjerët? Partitë mezi presin të ketë zgjedhje. Pse nuk ka PD kandidat të vetin?

Myslim Murrizi: Unë kam mbështetur këtë ide, kam thënë që sikurse PD ka mbajtur zonjën Tabaku, nga 2007 zv.ministre, nënkryetare bashkie, deputete, e kishte detyrë ti thoshte duhet t’ju kthesh nderin demokratëve.

Ylli Rakipi: Kjo mund të thoshte nuk ma bënë nderin të më fusinin në listë të mbyllur, i mora vetë votat dhe do ti mbaj.

Myslim Murrizi: Jam kundër listët të mbyllur, gjithëkush të marrë votat e qytetarëve, kur flasin për votat e qytetarëve. Jorida Tabaku ishte më e votuara në listat e hapura, ti ofrohej Tiranës, unë do të rrija komisioner të kutitë. Pas Joridës ishte Alimehmeti. Po ky çfarë pret? Dy vjet më parë, pa sigël, me sigël të LSI, garoi në primare me Këllçin. Mbase është mërzitur, unë atëherë e kam votuar, sepse kam patur bindjen se merr edhe nga pjesa gri. Sot që ka vulën PD, duhet të hynte në garë dhe madje të hyjë edhe në 2027. Me Alimehmetin, ç’është kjo që ka përballë? Ai tjetri (Rama) të gjente një njeri që nuk ka tendera me flamur të kuq në kohë pandemie. Flamuri thotë bëmë diskutime me Shpëtim Idrizin që ka marrë 1 mijë e ca vota dhe ka marrë deputet…

Ylli Rakipi: Ky Binaj, te Syri punon, është brenda familjes.

Myslim Murrizi: Njeriu do të punojë, do të ushqehet. Ai është pjesë e artit, Portokallisë, estradës. Nuk e di kush e nxorri, për sa kohë nuk është mbledhur struktura.

Ylli Rakipi: Ka dalë vetë dhe doktori tha do ta mbështesim.