Ballina Politika Evi Kokalari zbulon prapaskenat: Lëvizja e Lapajt dhe Florian Binajt në 2023...

Evi Kokalari zbulon prapaskenat: Lëvizja e Lapajt dhe Florian Binajt në 2023 u financua nga Berisha, iu dha 45 mijë euro paradhënie dhe 70 mijë për udhëtimet…

40
0

Evi Kokalari thotë se kandidimi i Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës, vërteton dyshimet e saj, se lëvizja e Adriatik Lapajt, Florian Binajt dhe Edlira Çepanit, është financuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ajo ka zbuluar dhe disa shifra.

Postimi i Kokalarit

Sali Berisha, këtë djalin që nxorre në fushatë me Lapajn në mars të 2023 se të trëmbi fakti që të thashë do dal veç, po nxjerrë tashti në garë të bashkisë? Dhe ja kështu dhe ti dhe Meta nxorrët kokën.

Në atë kohë gjithashtu i dhe dritë jeshile pseudo-konservatorëve që i përdor si leckë, të bënin ‘konferencën’ e tyre, dhe ata e bënë, super të eksituar duke menduar se ‘konservatorizmin’ do e mbanin si medalje, dhe prapë s’kuptojnë pse nuk j’u ngjit si etiketim. Përgjigja është ‘hipokrizia;.

Dhe LaCivita nuk pati efektin që pata unë pranë teje, sepse sërisht, ky popull nuk është budall, paçka që ty të duket vetja gjeni që mund ti gënjesh. Apo janë injorantët si Peka dhe Shkëlzen naivi që mendojnë se këto do t’ja ushqeni akoma publikut?

Nejse, të paktën tashti vërtetuam burimin e fondeve që Binajn, Lapajn dhe Çepanin kishin kur nisën këtë lëvizje por refuzonin të na e tregonin.

45,000 euro paradhënie për zyrat, 70,000 euro+ udhëtimet në SHBA dhe Europë për diasporën, a thua se do merrni dhe atë mbështetje prej meje. Diaspora nuk gënjehet aq kollaj.

Lapaj një vënd në parlament e kapi. Unë u largova në atë kohë sepse jam aq e zgjuar sa mos të lë veten të konsumohem nga llumi yt dhe i Metës, por një pyetje kam:

Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 million dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse?

Ai është dëmi më i madh që të është bërë ty dhe familjes tënde, dhe ai dëm do të thellohet, sepse atë përdhunim që kam parë t’i bëni atij vëndi, më është kthyer në mision jete. Brezat e tu të ardhshëm do e vuajnë këte, ja ashtu siç vuajtën brezat e atyre që u persekutuan nga komunistët sepse donin të shpëtonin Shqipërinë, dhe pastaj ranë në kurthin tënd dhe të besuan të ardhmen por ja shkatërrove totalisht.

Ja, ashtu siç shkatërrove Gjon Shkambin dhe të ndjerin gjykatës që humbi jetën.

Ti je fajtor i drejtpërdrejtë, ndërkohë yt bir po ndërton në një nga tokat më me vlerë në Tiranë – tek Pallati Kulturës, që nuk është as tokë e tij, por ja mundësove ti kur ishe president në 1992-1997!!

Nëse ti mendon që një ditë ajo nuk do ti merret, gabim shumë je.

Dhe Shkëlzeni dhe Argita do t’i paguajnë këto. Ju të gjithë do paguani, dhe këtu fus dhe Ramën dhe Metën.

Këtë beteje ti se ke fituar fare. E vetmja fitore e jotja do të ishte të dilje nga loja vjet, kur të thashë ta bëje, mbasi fitoi Trump, dhe të më lije të futesha në garë kundër Ramës. Do e kisha fituar pa qënë nevoja të sillja gjithë Latifët e Trumpit në Tiranë.

Dhe ti, mund të vazhdoje me ata që të zhvatën siç duhej atë 6 million dollarshin, e ndoshta dhe mund të ti kishin hequr sanksionet, por ta kam thënë, të zgjuar nuk jeni. Dinak po. Por finesë, finokëri dhe zgjuarsi NUK keni, ndryshe do ti kishit zgjidhur problemet tuaja me kohë.

Vdekja e gjykatësit dhe kjo ngjarje tronditëse, bie direkt mbi ty vetë, dhe ligjin 7501 me të cilin zhvatët një popull të tërë.

Ja, kjo është trashëgimia jote politike. Çfare turpi!