Ballina Aktualitet Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Shteti nuk zgjidh në mënyrë...

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Shteti nuk zgjidh në mënyrë përfundimtare problemet e njerëzve

32
0

Analisti Fatos Lubonja komentoi në News24 vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaj, ditën e djeshme gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit, teksa po jepte vendim për një çështje pronësie.

Lubonja për ngjarjen e rëndë fajëson politikën dhe institucionet në Shqipëri që për më shumë se 30 vite i zvarrisin njerëzit në gjykata dhe nuk i japin zgjidhje përfundimtare problemeve të tyre.

Fatos Lubonja: Drejtësia, institucionet e shtetit për të mos zgjidhur në mënyrë të drejtë dhe përfundimtare problemet e mëdha të njerëzve. Ishte një shkollë që u ishte dhënë 32 familje në 92-shin. Lihen pa u zgjidhur problemi i këtyre njerëzve pastaj u jepej pronarëve që jo në mënyrë shumë bindëse, pastaj një zvarritje në gjykata, pastaj lind ideja sa i besueshëm është gjykatësi.

Mos besim tek institucionet, mosbesim te politika që çon në këtë akt. E gjithë historia do përfundonte me këtë vrasje që do ishte denoncim i gjithë të këqijave që ka bërë shoqëria jonë me të gjithë partitë, drejtësinë dhe gjithë policinë.