Ballina Politika Gara për bashkinë e Cërrikut/ PD nuk i lëshon terren Lapajt, një...

Gara për bashkinë e Cërrikut/ PD nuk i lëshon terren Lapajt, një ditë pas, zyrtarizon kandidaturën e saj, Amarildo Hoxha

25
0

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor në bashkinë e Cërrikut. Amarildo Hoxha do të garojë për drejtimin e bashkisë së Cërrikut nën logon e PD-së.

Hoxha aktualisht ushtron detyrën e mjekut të familjes në Njësinë Administrative Klos në bashkinë e Cërrikut.

“Përshëndetje të nderuar demokratë! Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave! Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike. Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton.

Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar. Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti ! Kanidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision. Ai vjen nga njerëzit , i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash , por çdo ditë. Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet. Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën

Partia jonë në Cerrik ,ka njerëz të aftë , struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve. Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim , më 9 Nëndor ne do kthejmë Cerrikun në ngjyrat e shpresës, në ngjyrat e së djathtës , në ngjyrat e fitores Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëndor! Suksese dhe Fitore Dr.Amarildo.”, thuhet në njoftimin e degës së Partisë Demokratike në Cërrik.

PS ka zyrtarizuar gjithashtu kandidatin e saj, i cili është Florenc Doka. Shqipëria Bëhet do të garojë për drejtimin e bashkisë më Eligert Himën, i cili u prezantua mbrëmjen e djeshme nga kreu i kësaj force politike, Adriatik Lapaj.  Zgjedhjet në bashkinë e Cërrikut vijnë pasi ish-kryebashkiaku Andis Salla u emërua Ministër i Bujqësisë.