Ballina Politika Intervista e ish ndihmësit të Trump, Berisha: Edi Rama në rreth të...

Intervista e ish ndihmësit të Trump, Berisha: Edi Rama në rreth të kuq në SHBA, nuk shpëton sepse është njësh me McGonigalin

28
0

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se intervista e George Papadopoulos në SYRI TV ishte shumë domethënëse, duke bërë të qartë se Edi Rama ndodhet në “rrethin e kuq” të SHBA-së dhe nuk ka mundësi të shpëtojë, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me McGonigalin dhe mbrojtjes që i jep Altin Troplinit.

Ai theksoi se Rama është i përfshirë në dosje droge dhe korrupsioni, duke përdorur pushtetin për të ndjekur opozitën dhe për të legalizuar skema kriminale.

Berisha kritikoi ashpër censurën mediatike që fsheh këto të dhëna dhe e cilësoi Ramën si kreun e narkoshtetit më të shëmtuar në Europë, duke theksuar se kjo është një kërcënim serioz për Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

Fjala e tij:

Tani, një moment tjetër shumë i rëndësishëm është intervista që dha mbrëmë George Papadopoulos, një nga viktimat më kryesore të ekstremit të majtë në SHBA, një ish-këshilltar, mos gaboj, elektoral i presidentit Trump në mandatin e parë.

Një person, që u përpoqën ta korruptojnë dhe ta bëjnë pjesë të vete sorosianët dhe ekstremistët e majtë, por që qëndroi, u përball edhe me burgjet e tyre dhe mbeti i pathyer dhe i pamposhtur si njeri.
Zotëria në intervistën e tij bën të qartë për çdo shqiptar se Edi Rama është në rreth të kuq dhe se nuk shpëton sepse është një me McGonigalin dhe e mbron Altin Troplini.
Sepse nga McGonigali ka hequr licenca nafte dhe ka dhënë licenca nafte.
Sepse ka paguar McGonigalin për të ndjekë dhe persekutuar opozitën shqiptare.
Sepse McGonigali ishte element kryesor në një komplot, në komplotin më të madh në histori, komplotin që bëhej për të përmbysur presidentin e SHBA pasi të zgjidhej.
Edi Rama, dhe ju e dëgjuat, dhe nuk u ndal në dosjen tjetër të Duçkës me kinezët, Edi Rama është këmbë e kokë i lidhur me dosjen e drogës.
Besoj se ju i ndiqni lajmet, aktualisht armiku numër 1 i jashtëm për SHBA janë kartelet e drogës.
Ju e keni parë se si po gjuhen anijet e drogës në ujëra ndërkombëtare, por ka deklaruar se do i gjuajë edhe në ujëra territoriale.
Tani, më thoni ju mua, më gjeni një njeri, një kryeministër në Europë, a dini ju të jetë i lidhur si Edi Rama me klanet e drogës?
Si i thoshte Rumi, jemi marrë vesh me atë gjatin.
Kanë tre ditë mediat e qeverisë që hapen me tituj, obobo do na vijë Rama, se po të vijë Rama për deputet, nuk bëjmë dot vrasje,
Imagjinoni ku shkon, dhe këtë ia quajë për meritë.
Po këtë tjetrën që jemi marrë vesh me atë të gjatin për të vjedhur tokat, këtë nuk e japin mediat e qeverisë, këtë e censurojnë.
Arubën e censurojnë.
Keni dëgjuar të luftojnë për Luftim Hysën dhe Sinaloan? Luftim Hysën në zyrën e Ramës.
Tani erdhi koha. Sado që përpiqen ta mbrojnë. Sado që ka për fat të keq edhe të huaj që kur dëgjojnë fjalën narkoshtet turfullojnë, por u them se ky është narkoshteti më i shëmtuar, i pari dhe i vetëm në Europë që po shkatërron Shqipërinë.
Ja urdhëro, kemi atë të gjatin ne atje…
Kush është ky që tha kemi atë të gjatin, njeriu që i tha bashkëpunëtorit dua nja dhjetë viktima. Çekiçi i pari, Lul Berisha i dyti, i treti Dervishi, ata të tjerët janë të parëndësishëm, por do i vrasim, do i fshijmë.
Çfarë mund të themi për këto gjëra? Është për të ardhur keq që edhe këtë intervistë e censurojnë mediat. Në vend që kenë tituj që Edi Rama është në hetim, nuk mund t’i shpëtojë hetimit. Jo!