Nga Gent Progni
Mendoj që kandidimi i Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës nuk sjell asgjë negative për qytetin, përkundrazi vetëm pozitive. Shumica e njohin si Flori i Portokallisë, unë e njoh si Flori, çuni i lagjes, komshiu: familjar, i edukuar, pa vese, i punës, i komunikueshëm dhe mbi të gjitha njeri fjale.
Nuk është vetëm një aktor, por është arkitekt me diplomë dhe e di çfarë i duhet qytetit. Si çdo njeri, edhe ai mund të ketë ndonjë gabim të vogël, por kur vjen puna për të mirën e përbashkët, mendoj që Flori vlen më shumë se të gjithë të tjerët bashkë.
Kjo fushatë është e ndërlikuar dhe për një mandat të shkurtër, ndaj mendoj se duhet nisur me një mesazh të vetëm:
– Do pastroj të gjithë “këshilltarët” dhe administratën e fryrë të Bashkisë.
– Policia Bashkiake ne shërbim të popullit dhe jo për vendosje gjobash
– Do bëj të gjitha përpjekjet për rregullimin e trafikut
– Do nxjerr jashtë “shoqatat” dhe bizneset që marrin para kot.
– Do bëj transparencë për rininë, fondet dhe Piramidën.
Për mua, këto janë gjërat që Tirana ka më shumë nevojë sot, për të nisur më pas nje fushate gjithpërfshirëse per nje mandat të plotë nesër
Dhe një gjë të fundit, ne si popull kemi shprehje tipike: kur u bë ky ? cne ky ? ka nje gje ktu pse ky?
Të gjitha pyetje qe nuk sjellin shprese, jepini shprese vetes duke besuar njerez te arrire me forcat e veta!/ marre nga facebooku autorit