Ballina Kronika Kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij, shoqërohet...

Kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij, shoqërohet xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja

41
0

Shoqërohet në polici xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.  Në një video Gjovalin Shkambi kërcënon me vrasje çdo gjyqtar që do e dënonte nipin e tij, Elvis Shkambi.

Çfarë deklaroi Gjovalin Shkambi?

 “Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht.  Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami.

Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më.  Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne” 

Elvis Shkambi u arrestua dje pasi qëlloi në sallën e gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja.