Aktorja amerikane, Kirsten Dunst, zbuloi së fundmi se cilët faktorë luajtën një rol kyç në arritjen e një karriere të suksesshme 30-vjeçare në Hollywood.
Konkretisht, aktorja 43-vjeçare, duke folur për revistën People në premierën e filmit të ri “Roofman” në Los Angeles, zbuloi sekretin e “jetëgjatësisë” në të ashtuquajturën “industri argëtimi të paqëndrueshme”.
“Miq të mirë dhe familje e mirë”, tha shkurt Dunst në një intervistë me revistën.
Më pas tha se ishte shumë krenare që ende po bënte filma dhe po ndiqte pasionin e saj pas kaq shumë vitesh.
“Mendoj se jam shumë krenare që mund të vazhdoj të bëj filmat që dua të bëj dhe që industria ende më pranon dhe vazhdon ta bëjë këtë. E vlerësoj shumë rritjen, gjetjen e rrugës sime dhe përfshirjen në krijimin e filmave që kanë shumë rëndësi për mua”, shtoi tutje.
Rastësisht, Dunst mori rolin e saj të parë kryesor në moshën 11 vjeçare, ku luajti përkrah Brad Pitt dhe Tom Cruise në filmin e vitit 1994 “Interview with the Vampire”.
Dunst u bë shpejt një emër i njohur, duke luajtur në hite të tilla si “Bring It On” i vitit 2000 dhe “Spider-Man” i vitit 2002. Megjithatë, theksoi se karriera e saj nuk ka qenë pa sprova dhe vështirësi.
Aktorja aktualisht po punon për promovimin e dramës së re kriminale “Roofman”, ku luan edhe 45-vjeçari Channing Tatum.
Filmi del në kinematë në të gjithë ShBA-në më 10 tetor.