Aktorja franko-amerikane Lily-Rose Depp u shfaq me një stil të rafinuar dhe plot klas teksa iu bashkua nënës së saj, këngëtares dhe ikonës së modës Vanessa Paradis, në sfilatën e Chanel Pranverë/Verë 2026, e mbajtur të hënën gjatë Javës së Modës në Paris.
26-vjeçarja, vajza e aktorit të famshëm Johnny Depp dhe Vanessës, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante dhe të menduar deri në detaje.
Lily-Rose kishte zgjedhur një mantel të shkurtër prej leshi të stilit “tweed” në ngjyrë blu të errët, me dy rreshta kopsash, i kombinuar me një fund të shkurtër në të njëjtën stof, shkruan “Daily Mail”.
Veshjen e plotësuan një palë çorape me motive të bardha dhe të zeza, si dhe take të larta klasike në ngjyrë të zezë.
Flokët e saj bionde ishin lënë lirshëm, në onde të buta natyrale, duke e plotësuar pamjen e saj elegante, por pa sforcim.