Ballina Politika Marko Dajti emri i radhës që hyn në garë për Bashkinë e...

Marko Dajti emri i radhës që hyn në garë për Bashkinë e Tiranës

49
0

Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës. Burime për A2CNN bëjnë me dije se Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste dhe Florian Binajn.

Sakaq vlen të kujtohet se Marko Dajti ka garuar edhe në vitin 2023 për Bashkinë e Tiranës, ku arriti që të merrte 2809 vota.

“Jam i majtë i pandryshueshëm kurrë”. Kështu e cilësonte veten Marko Dajti, në një intervistë për A2 CNN në vitin 2023, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.

Ai vjen nga radhët e partisë Fronti i Majtë, një devirat i Partisë së Punës dhe sipas Dajtit, e majta në Shqipëri ka devijuar nga parimet e saj.

“Vendosa të kandidoj pasi pash që e majta nuk po përfaqësohet nga të majtët e vërtetë. Ne po na përfaqëson Erion Veliaj që nuk ka lidhje me të majtën shqiptare dhe duke parë që votat tona po keqpërdoren nga një njeri që nuk ka lidhje me të majtën, unë vendosa që të përfaqësoj të majtën”, shprehej ndër të tjera Dajti.