Ballina Aktualitet Ndërtesa që u bë “mollë sherri”/ Banorët: Na strehoi Bashkia, Lorenc Luka...

Ndërtesa që u bë “mollë sherri”/ Banorët: Na strehoi Bashkia, Lorenc Luka nuk na doli zot

15
0

Në këtë ndërtesë të thjeshtë, pronësia e së cilës i kushtoi jetën Astrit Kalasë, banorët flasin me lot në sy për një gjyqtar që u bë pjesë e historisë së tyre.

‘Me vjen me qa për atë tragjedi të rëndë.është vra një i pafajshëm për këtë rrënojë…”

ABC news ishte këtë të martë në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, ku banorët e godinës që u bë pjesë e tragjedisë, ndanë dhimbjen, shqetësimin dhe kujtimin për gjyqtarin Astrit Kalaja, njëriun që siç ata thonë, vendosi drejtësinë në vend.

Të strehuar që prej vitit 1992 me vendim të Këshillit Bashkiak të kohës, si familje në nevojë, përfituan banesë sociale nga shteti.

Por historia e tyre u kthye në një betejë të gjatë me institucionet dhe me pretenduesit e pronësisë.

“Të gjitha të zezat i kemi veç nga bashkia. S’na ka dalë për zot Lorenc Luka…”

Në zërin e Paulina Nikës ndihet frika e përjashtimit nga shtëpia me të cilën ka jetuar për 3 dekada.

“Kam 35 vjet ketu.. problemet na filluar ne 2021. Atehere erdhi permbaruesi Martin Tusha.”

Banorët e lidhin zinxhirin e padrejtësive me institucionet vendore të kohës, ndërsa shkaku i çdo përplasje mban emrin e Lorenc Lukës, ish kryetari demokrat i bashkisë së Shkodrës.

“Permbaruesi Martin Tusha ne 2002 është bazu me i vendim gjykate që thote se ne e kemi zaptu forcerisht. Po bashkia na ka strehu kemi akt marreveshje. Lorenc Luka njeriu i tana te zezave.”

Të gjithë rrëfejnë të njëjtin cikël të lodhshëm gjyqesh, dokumentesh dhe vendimesh që ndryshonin duar.

“Kemi kerku me e privatize para ketij. Ne Shkoder pallatet kane qene shteterore. Une lind ne Shkoder s’kam prona, ai ne Dukagjin paska…”

Në kalvarin e gjyqeve të njëspasnjëshme, Noc Ndoci tregon se si Astrit Kalaja priti 10 vite Gjon Shkambin për dokumentin e trashëgimisë, të cilin nuk e dorëzoi kurrë.

“Astrit Kalaja për mu është njeriu që ka vendos drejtësinë. E ka prit gjon shkambin 10 vjet me i cu dokumentin e trashëgimisë.”

Kjo godinë, që mbart dhimbje, frikë dhe kujtimin e një vendimi të fundit, ka vetëm një emër: Astrit Kalaja. Për këta banorë, nuk ishte vetëm një gjyqtar, por njëriu që i dëgjoi, i kuptoi dhe i mbrojti.