Ballina Sport Reali bën gati goditje të dyfishtë në verë, Nico Paz dhe Wharton

Reali bën gati goditje të dyfishtë në verë, Nico Paz dhe Wharton

35
0

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle AS, Real Madrid është gati të nisë një mini-revolucion në repartin e mesfushës, me synimin për ta rinovuar skuadrën dhe për t’i dhënë më shumë energji dhe kreativitet formacionit të Xabi Alonsos.

Klubi madrilen planifikon të rikthejë në “Santiago Bernabéu” talentin Nico Paz, aktualisht te Como, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes prej 9 milionë eurosh të rënë dakord në momentin e shitjes.

Krahas tij, në planet e drejtuesve është edhe Adam Ëharton, mesfushori 20-vjeçar anglez që po shkëlqen me fanellën e Crystal Palace në Premier League.

Ky operacion do të sillte domosdoshmërisht ndryshime të tjera në grupin aktual. Sipas AS, Dani Ceballos dhe Eduardo Camavinga mund të jenë lojtarët që do të lënë vend për prurjet e reja, pasi Xabi Alonso nuk i konsideron më të domosdoshëm për projektin e tij teknik.

Real Madrid, që prej vitesh ka ndjekur një politikë të balancuar mes yjeve të afirmuar dhe talenteve të rinj, po mendon kështu për një mesfushë të re për të ardhmen, me shumë intensitet, vizion dhe potencial të madh.