Ballina Kronika Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë

25
0

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga kanë rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, është arrestuar me akuzën e “vrasjes në bashkëpunim”, ndërsa punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit është ndaluar për “shpërdorim detyre”.

Roja i sigurisë dyshohet se ka neglizhuar në detyrë, duke lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së hënës, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij. Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, i cili e pretendonte atë prej shumë vitesh. Ai e mbante armën pranë vetes. Sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve dhe jo xhaxhait të tij, e përdori kundër tij.

Pas vrasjes, Elvis Shkambi doli te dera e Gjykatës së Apelit, dhe iu dorëzua patrullës së policisë duke pranuar autorësinë.