Ballina Politika Zgjedhjet e pjesshme/ PS zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Matit

Zgjedhjet e pjesshme/ PS zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Matit

34
0

Teksa nuk na ndajnë shumë nga 9 nëntori, datë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, zbulohet emri i kandidatit të PS-së me të cilën do të përfaqësohet në bashkinë e Matit.

Gazetar Enver Doçi raporton se PS duket se ia ka besuar garën për këtë bashki, Altin Bojnit drejtor i Shëndetit Publik dhe anëtar i Këshillit Bashkiak. Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat, strukturat drejtuese analizuan rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe hodhën hapat e parë drejt organizimit për zgjedhjet e reja lokale të 9 nëntorit 2025, ku zyrtarizuan dhe kandidatin e tyre.

Ndërkohë, burime për gazetarin Doçi bëjnë me dije se sot pritet që opozita të zyrtarizojë kandidaturën e saj, ndërsa përflitet dhe një opsion për mbështetje të një kandidati të pavarur.