Ballina Aktualitet Deklarata e fortë! Prençi: Drejtorët e policive i emërojnë grupet kriminale nga...

Deklarata e fortë! Prençi: Drejtorët e policive i emërojnë grupet kriminale nga burgu ‘313’ dhe Kolumbia!

11
0

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, ka ngritur akuza të rënda në emisionin “Oponencë” në News24, duke deklaruar se emërimet në nivelet e larta të Policisë së Shtetit nuk bëhen nga institucionet, por nga krimi i organizuar.

Prençi e përshkroi situatën si alarmante dhe jashtë çdo standardi të një shteti ligjor, duke përmendur si burime ndikimi për emërimet drejtuese në polici grupet kriminale që operojnë nga burgjet shqiptare dhe jashtë vendit.

“Drejtoret e policive i emërojnë grupet kriminale, nga burgu 313, nga burgjet e sigurisë së lartë dhe nga Kolumbia,” deklaroi Prençi.

Sipas tij, ky realitet ka kompromentuar rëndë integritetin e strukturave të rendit dhe ka çuar në një kapje të Policisë së Shtetit nga interesa të errëta.