Ballina Kosovë Këngëtares serbe me bindje pro-ruse e antikosovare i ndalohet hyrja në Kosovë

Këngëtares serbe me bindje pro-ruse e antikosovare i ndalohet hyrja në Kosovë

19
0

Policia Kufitare e Kosovës ka kthyer mbrapshtë në Jarinje këngëtaren nga Serbia Angjela Ignjatoviq-Breskvica, e cila kishte planifikuar të merr pjesë në një tubim zgjedhor të Listës Serbe, e kontrolluar nga Beogradi zyrtar.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor për rajonin e veriut.

Breskvica, me bindje pro-ruse dhe antiKosovë, e njohur për këngën “Gnezdo orlovo” (Foleja e shqiponjës) me mesazhe të kontestuar për kthimin e Serbisë në Kosovë, kishte planifikuar të këndojë në tubimin politik të thirrur nga Lista Serbe në Mitrovicë të Veriut duke filluar sonte nga ora 20:00.

Lista Serbe ka thënë se ndalimi i këngëtares është bërë me arsyetimin se koncerti i saj përbën rrezik për sigurinë.