Ballina Kronika Kërcënohet avokati pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

Kërcënohet avokati pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

99
0

Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë.

Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës

“Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia.