Ballina Europë Kokaina transportohej me kamionë nga Shqipëria drejt Sardenjës, Antimafia godet dy bandat...

Kokaina transportohej me kamionë nga Shqipëria drejt Sardenjës, Antimafia godet dy bandat shqiptare

68
0

Mbi 50 urdhër-arreste janë lëshuar nga Antimafia italiane, në një operacion të gjerë kund trafikut ndërkombëtar të narko-trafikut në zonën e Kaljarit në Itali.

50 persona janë vënë në prangat e karabinierëve italianë, ndërsa 11 persona të tjerë janë vënë nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Hetimi pesëvjeçar nga Drejtoria e Antimafias së Distriktit të Kaljarit, flasin për më shumë se 368 faqe, nga ku karabinierët po rindërtojnë lidhjet e disa prej të dyshuarve përtej Adriatikut.

Antimafia – ngre dyshume se dy organizata kriminale vepronin në ishull: njëra që blinte sasi të mëdha kokaine nga Toskana dhe Veneto, ndërsa tjetra që transportonte drogën me kamionë, shpesh të pajisur me funde false.

Por hetuesit nga Drejtoria Anti-Mafia (DDA), të udhëhequr nga prokurori Rodolfo Sabelli dhe zëvendësprokurori Danilo Tronci, kanë pasur prej kohësh një pistë që lidh njërën nga dy bandat me mafian shqiptare. Me sa duket, magjistratët e Kaljarit kanë punuar për këtë për disa kohë me kolegët e tyre nga Drejtoria Kombëtare Anti-Mafia, por për momentin, hetimi mbetet rreptësisht konfidencial.

Urdhri paraprak i nënshkruar nga gjyqtari hetues, Luca Melis rindërton mënyrën se si kokaina (pothuajse një kuintal gjatë viteve) mbërriti në Sardenjë nga Shqipëria, por referencat për fazën e mëparshme mungojnë plotësisht.

Hetuesit ngrenë dyshime, mbi atë se kush e furnizoi drogën, të fshehur në kamionë dhe të transportuar nga Shqipëria në Sardenjë, dhe si arritën ato te disa bashkatdhetarë në Toskanë dhe Veneto?!

Dyshimi është se mafia shqiptare qëndronte pas kësaj: grupe kriminale me lidhje në gjysmën e Evropës. Karabinierët e Njësisë së Operacioneve Carbonia, të cilët në fakt drejtuan hetimin, po rindërtojnë lidhjet e disa prej tetë të dyshuarve shqiptarë, me bashkatdhetarë dhe të afërm që ende jetojnë përtej Adriatikut./ Unionesarda.