Ballina Politika Kur Abdi Baleta parlajmëroi Berishën: “Ligji 7501 do e fusë vendin në...

Kur Abdi Baleta parlajmëroi Berishën: “Ligji 7501 do e fusë vendin në konflikte civile!”

30
0

Ligji 7501, në vitin 1991, në variantin e paraqitur nga mazhoranca e PS nuk e parashikonte pronësinë por dhënien në përdorim. Por PD kërkoi që toka të jepej në pronësi, ndryshe nuk e votonin. PPSH dhe PD arritën një kompromis ku u vendos të jepej në pronësi por pa të drejtë shitblerjeje. Që më vonë u miratua një dispozitë e e lejoi shitjen dhe blerjen. Ai ligj famëkeq u miratua nga PS dhe PD bashkë. Por ishin vetëm 5 vetë që e votuan kundër, 2 nga PD dhe 3 nga PS. Abdi Baleta atëherë bëri një parashikom profetik.

“Zoti Berisha po e fusni Shqipërinë, në konflikt civil. Mos i detyroni gjykatat të zbatojnë një ligj që shkel të drejtën universale të pronës.”

Pas 10.500 viktimave të padrejtësive pronësore, historia po e vërteton se Abdi Baleta kishte patur të drejtë. Si deputeti i parë që votoi kundër ligjit famëkeq 7501, ai ngriti zërin kundër një akti që Partia Demokratike shkatërroi rendin pronësor në Shqipëri, por solli edhe përçarje shoqërore, konflikte të pafundme dhe padrejtësi brez pas brezi. Sot, dënimi moral i këtij ligji është i qartë, ndërsa guximi i Baletës mbetet një dëshmi e rrallë e vizionit politik.