Ballina Politika Maxhoranca bllokon interpelancën me Ramën për fondet e IPARD! Bardhi në Konferencën...

Maxhoranca bllokon interpelancën me Ramën për fondet e IPARD! Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Po shkelni Kushtetutën

34
0

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zbulon se Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës  kërkesën e PD-së për interpelancën urgjente me kryeministrin lidhur me fondet e IPARD, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Githashtu nuk është hedhur në votim kërkesa e PD-së për mocion.

Gazment Bardhi: “Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim.

Ju, znj. Kryetare, në mënyrë të habitshme, vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Keni një muaj që keni marrë besimin e mazhorancës dhe, pas kësaj, do të duhej të silleshit si Kryetare Kuvendi në respekt të Kushtetutës. Por ju nuk e bëni këtë, përkundrazi, e shkelni në mënyrë sistematike Kushtetutën.

Çfare kerkoi PD?

. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD.