Ballina Politika “Me fondet e BE-së, ngrihen vila në Dhërmi”/ Deputetja e PD, ngre...

“Me fondet e BE-së, ngrihen vila në Dhërmi”/ Deputetja e PD, ngre akuza: S’pranoni debat, nuk respektoni…

43
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga Konferenca e Kryetarëve akuzoi maxhorancën se nuk respekton rregulloren dhe se e ka kthyer Kuvendin në rreshtore të PS-së. Ajo akuzoi ish-ministren Krifca për vjedhje të fondeve të OLAF-it, ndërsa shtoi se me ato para janë ndërtuar vila në Dhërmi.

“Nuk u surprizova. Ju këtu jeni zgjatim i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni Rregulloren. E keni detyrim kushtetues dhe rregullator. Keni krijuar një standard ku nuk pranoni asnjë debat. Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste. Ju jeni rreshtorë, ndërsa ne jemi deputetë që përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ka një moment ku nuk jam dakord me z. Bardhi, kur thotë se nuk keni bërë asgjë për fondet IPARD. Keni bërë! Pasi vodhi fondet, Keni marrë znj. Krifca dhe e keni bërë nga drejtoreshë, ministre nga ministre, këshilltare në Kryeministri. Ndërkohë, me fondet e Bashkimit Evropian, ngrihen vila në Dhërmi.”, tha ajo.