Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë një ndërhyrje live në emisionin Opinion, tha se do të mbështesë kandidatin e mbështetur nga opozita, Florian Binaj.
‘Ka dal Binaj që i plotëson kushtet dhe pavarësisht problemi që kemi me PD qëllimi është që ti japim Tiranës një krybashkiak të pa korruptuar. Do e mbështesim sikur të ishte propozuar nga ne’, është shprehur Shehaj.
“Ne nuk kemi folur për asnjë emër. Ne Kemi folur vetëm për parimin. Kemi bërë një propozim që për fat të mirë është pranuar nga PD. Ne jemi krenar për këtë, se fal propozimit tonë u pa si zgjidhje sepse pati entuziazëm dhe nga propozimi dhe nga emrat. U detyruam të nxjerrim dhe emra dhe përmendëm Ermalin në tavolinë, jemi krenarë për këtë. Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrë të keqe të mundshme u premë në besë. Është herë e parë që ndodhi ky lloj dialogu. U mbyll në mënyrën më të keqe.
Pak rëndësi si ata veprojnë. Ne do mbështesim kandidatin jo politik dhe do të mbështesim Florian Binajn sikur ta kemi propozuar ne. Ne jemi koherent në çfarë kemi thënë që në ditën e parë duhet një kandidat jashtë partive politike dhe ne nuk kemi kusht emrin. Ka dal Binaj që i plotëson kushtet dhe pavarësisht problemi që kemi me PD qëllimi është që ti japim Tiranës një krybashkiak të pa korruptuar. Do e mbështesim sikur të ishte propozuar nga ne. Mbështetja për Binaj është në të gjitha format që ai e shikon të arsyeshme dhe të nevojshme. Ne do e mbështesim si të ishte propozimi ynë, por e them dhe njëherë. Që nesër jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë se si ai e mendon se të bëj fushatë. Unë mendoj se kjo fushatë nuk duhet të jetë tradicionale me kryetarët e partive në krah, por me qytetarët. Jam i bindur që formula që kemi zgjedhur është fituese”, tha Shehaj në Opinion.