Ballina Aktualitet ‘Shpëto Tiranën, mos e shit votën’/ Aktori i njohur mbështet Binajn: Të...

‘Shpëto Tiranën, mos e shit votën’/ Aktori i njohur mbështet Binajn: Të gjitha sondazhet tregojnë që fiton 90%

54
0

Aktor i njohur Rezart Veleshnja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur mbështetjen e tij për mikun, kolegun dhe kandidatin e mbështetur edhe nga opozita, Florian Binaj. Ky i fundit kandidon në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, të cilat do të zhvillohen më 9 nëntor.

Veleshnja thekson se duhet të votojmë Binajn për të gjithë historinë e tij të jetës, duke e cilësuar atë si një nga djemtë më të mirë të artistëve shqiptarë. Aktori apelon që vota e qytetarëve të Tiranës të jetë një mënyrë për të shpëtuar edhe kryeqytetin.

Ai gjithashtu bën thirrje për qytetarët që të mos e shesin votën e tyre por të zgjedhin të shpëtojnë Tiranë. Gjithashtu sondazhet në 90% të tyre e nxjerin kandidatin Florjan Binajn fitues.