Ballina Slider “Televizioni i Dukës” gati të transmetojë edhe vetveten

“Televizioni i Dukës” gati të transmetojë edhe vetveten

30
0

Armando Duka, që prej më shumë se dy dekadash drejton FSHF-në, tashmë ka gjetur mënyrën perfekte për të bërë edhe më shumë propagandë duke krijuar televizionin e tij nën emrin e Federatës.

Në emisionin e parë të quajtur “Shtëpia e Futbollit”, Duka njoftoi se FSHF TV, mund të transmetojë vetë kampionatin shqiptar.

Pra, Duka do organizojë kampionatin, do vendosë arbitrat, do japë dënimet… dhe do e transmetojë vetë! Një monopol i plotë.

“Ky TV do prodhojë financa për të mbajtur veten”, – tha Duka, ndoshta duke harruar se FSHF financohet nga UEFA dhe FIFA, jo nga ndonjë biznes privat me të ardhura reklamuese.

Në fund të ditës, duket se “Shtëpia e Futbollit” po kthehet në “Shtëpia e Dukës”, ku edhe sinjalet televizive kontrollohen nga “Presidenti përjetshëm”.

Me pak fjalë: nëse nuk i pëlqen si e transmeton dikush tjetër kampionatin, s’ka problem — e transmeton vetë.