Ballina Kulturë ​Tetori Fishtjan, eventet në nder të datëlindjes së Gjergj Fishtës

​Tetori Fishtjan, eventet në nder të datëlindjes së Gjergj Fishtës

11
0

Muaji tetor përkon me lindjen e Homerit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës, ndaj ndryshe njihet edhe si “Tetori Fishtjan” në nder të tij.

Frano Kulli, njohës dhe studiues i veprës së Fishtës, rrëfen lidhjen e tij të veçantë me Lezhën. Ai tregon se satira që Fishta përdorte në veprat e tij ishte unike dhe mbetet një element që e dallon nga çdo autor tjetër.

Ndërkohë, për të satin vit radhazi në Lezhë zhvillohet konkursi kombëtar “At Gjergj Fishta”, me pjesëmarrjen e autorëve nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme të promovimit të letërsisë shqipe.

Në Lezhë, trashëgiminë e Fishtës e mban gjallë Nikolla Prendi, i cili rrëfen emocionet dhe përgjegjësinë që mbart ky emër. Sipas tij, nëpërmjet Nikollës, vargjet e Fishtës janë përcjellë brez pas brezi, duke mbetur të gjalla dhe të pavdekshme në kujtesën shqiptare.