Ballina Aktualitet Vajza e Lasgush Poradecit: 32 vite nëpër gjyqe, më kanë marrë pronën...

Vajza e Lasgush Poradecit: 32 vite nëpër gjyqe, më kanë marrë pronën time në Pogradec!

48
0

Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar atë që e quan “32 vite vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” për një pronë familjare në zemër të Pogradecit.

Sipas Marias, bëhet fjalë për një copë toke në lulishte “1 Maji”, rreth 3 metra larg një lokali privat, e cila prej dekadash po përdoret pa të drejtë nga të tjerë, ndonëse gjykatat i kanë dhënë të drejtën pronësore në të gjitha shkallët.

Reagimi i plotë i Marias, vajza e Lasgush Poradecit:

Per nje cope toke te lulishte “1 Maji” ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme…. kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok.

Une gjyqeve AI “pronari” i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon…. Tridhjetedyvjet —- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!

“K**vëria e shtetit vazhdon...” - Vajza e Lasgush Poradecit: 32