Sipas propozimit të PS Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë.
Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.
Ndërkohë Komisioni i Reformën Zgjedhore do të ketë gjithashtu 17 anëtarë, ku 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë.
Kuvendi vendosi:
1. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë.
II. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:
a) të shqyrtojë kuadrin ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore;
b) të analizojë dhe propozojë opsione për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;
c) të analizojë sistemin aktual të financave vendore dhe të rekomandojë masa për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar;
ç) të shqyrtojë cilësinë dhe aksesin e shërbimeve publike vendore;
d) të sigurojë përputhshmërinë e propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe politikat e kohezionit rajonal;
dh) të zhvillojë proces konsultimi tërësor, gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
e) të paraqesë përpara Kuvendit dokument analitik me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe projekt-propozime ligjore.
III. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.