Ballina Aktualitet Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe për autorin...

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe për autorin e krimit makabër, Elvis Shkambi

15
0

Pas ngjarjes tronditëse në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë reagimesh që kanë kaluar kufijtë e absurdit.

Pas komenteve në rrjetet sociale që justifikojnë apo madje mbështesin veprimin e dhunshëm të autorit, së fundmi është është hapur edhe një GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët e krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”. Fushata, e shpërndarë nga faqja Albanian Women of Michigan dhe e organizuar nga një familjar i tyre, Francesk Shkambi, kërkon ndihma financiare për “sigurimin e mbrojtjes ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit.

Në përshkrimin e gjatë të fushatës, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, duke u përpjekur të kthejë autorin e krimit në simbol të “padrejtësisë shtetërore”. Fjalë si “mungesë transparence”, “neglizhencë institucionale” dhe “mbrojtje e të drejtave” përmenden shpesh, ndërsa askund nuk ka asnjë fjalë për viktimën, gjyqtarin Kalaja, apo dhimbjen e familjes së tij.

Ky është një veprim alarmant, duke qenë se ka njerëz që gjejnë arsye për të justifikuar vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit, duke humbur ndjenjën bazike të humanizmit, moralit dhe drejtësisë ligjore.

Ndërkohë që fushata në GoFundMe ka mbledhur mbi 4,300 dollarë, shumë qytetarë e kanë dënuar nismën si një përpjekje për të romantizuar një akt të rëndë kriminal dhe për të manipuluar opinionin publik nën petkun e “drejtësisë”.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje e pashembullt në historinë e sistemit gjyqësor shqiptar, ka hapur një debat të thellë për sigurinë në gjykata, funksionimin e drejtësisë dhe degradimin e diskursit publik që, në vend të dënimit të dhunës, po prodhon empati për dhunuesit./vna

 

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe

 

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe

 

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe