Ballina Aktualitet “Rrumi” përdorte institucionet si gurë shahu, Hoxha: Burgosi drejtorin e Hipotekës sepse...

“Rrumi” përdorte institucionet si gurë shahu, Hoxha: Burgosi drejtorin e Hipotekës sepse s’firmoste

15
0

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” në Tv Klan ndau më shumë detaje lidhur me megaoperacionin e SPAK, që u zhvillua në Shijak. Ku hetimet e SPAK zbuluan një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet nga një grup kriminal, që sipas SPAK, drejtohej nga “Rrumi i Shijakut”, i cili është në kërkim. Ai ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe persona të tjerë duke falsifikuar dokumente të prodhuara nga institucionet shtetërore.

Artan Hoxha thotë se “Rrumi i Shijakut” kishte kontroll absolut mbi institucionet dhe i përdorte ato si “gurë shahu” për përfitimet personale. Ai sjell në kujtesë një rast ku drejtori i hipotekës u shkarkua nga detyra dhe më pas u burgos për shkak se nuk firmosi, ashtu siç donte “ Rrumi i Shijakut” dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Kemi një rast, ku rrjeti që kishte krijuar Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut) ndërhyn nëpërmjet organit të akuzës, arrestojnë drejtorin e hipotekës sepse drejtori i hipotekës nuk firmoste se si donin këta dhe e çuan në burg atë. Ky është rasti i famshëm ku ndërhyri Rama, ndërhyri Braçja. Pra u arrestua drejtori i hipotekës sepse nuk firmosi ashtu siç donin ata, kaq i madh ishte ndikimi.

Kur ndodhi atentati i 20 qershorit kam thënë që në makinë kanë qenë dosjet e kadastrës dhe të prokurorisë. Si mund të ishin në makinë?! Pra atje ishte një sistem, nuk ishte vetëm një person. Ky mund të ishte vetëm maja dhe njeriu që mund të operonte në atë sistem, por ata që figuronin ishin më shumë se kaq. Fshatarët dhe ata që bëheshin pronarë toke ishin gurë shahu që përdoreshin nga këta dhe për të kamufluar përfituesin e vërtetë”, tha Artan Hoxha.