Sporti lëviz miliarda, kjo është e ditur prej kohësh.
Përveç pagave që marrin gjatë karrierës sportive, shumë prej atyre që luftojnë për të qenë ndër më të mirët investojnë në fusha të tjera: markë (brand), imazh, veshje, dhe biznese të tjera që lidhen me jetën luksoze.
Një renditje nga faqja ‘Sportico’, që analizon sportin nga këndvështrimi ekonomik, tregon se kush janë 10 sportistët që kanë fituar më shumë gjatë karrierës, duke llogaritur jo vetëm pagat, por edhe bonuset, të drejtat e imazhit, dhe investimet.
Ja lista me 10-shen më të pasur dhe ku qëndron Cristiano Ronaldo:
1. Michael Jordan Basketboll – 3,580 milionë euro
2.Tiger Woods Golf – 2,400 milionë euro
3 .Cristiano Ronaldo Futboll – 1,925 milionë euro
4. LeBron James Basketboll – 1,623 milionë euro
5. Lionel Messi Futboll – 1,597 milionë euro
6 Arnold Palmer Golf – 1,477 milionë euro
7,Jack Nicklaus Golf – 1,408 milionë euro
8 .David Beckham Futboll – 1,390 milionë euro
9. Roger Federer Tenis – 1,372 milionë euro
10. Floyd Mayweather Boks – 1,321 milionë euro
Pra, Cristiano Ronaldo renditet i treti në këtë klasifikim, pas Michael Jordan dhe Tiger Woods.
Çfarë e veçon Ronaldon? Ronaldo nuk është vetëm futbollist, por një industri më vete. Ai ka ruajtur formën dhe performancën në nivele të larta për më shumë se dy dekada, ndërsa ka ndërtuar një identitet global që shkon përtej sportit.
Në një treg gjithnjë e më të orientuar drejt marketingut dhe ndikimit digjital, ai mbetet modeli më i plotë i sportistit-modern-markë.