CEO i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Kjo Javë tha se ministrja virtuale Diella është video e gjeneruar me AI.
Nini tha se Diella nuk i gjeneron vetën tekstet, por sipas tij jepen nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare.
Ai shtoi se Diella doli me 6-gishta sepse sipas tij, gjenerohet nga teknologjia e duhur.
“Shumë iu duket diella një iluzion. Është një video, nuk po flas për e-albania. Se sa mund të ndihmojë kjo video që krijohet vetë nga një grup personash të qeverisë, ata mund të krijojnë të cdo lloj forme. Nuk dua ta nënvlerësoj mundimin e qeverisë, por sot kemi parë vetëm sipërfaqen është një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, mund të marrë një fytyrë, një zë. Diella me 6 gishta ishte një gabim, që po të zgjedhësh teknologjinë e duhur nuk e bën atë gabim. Diella nuk i ka bërë vetë tekstet, tekstet janë dhënë. Fjalimet më tingëllonin si të hartuara nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare.”, tha Nini.