Ballina Aktualitet E zbulon avokati/ Kush është shkaku i vrasjes së Gjyqtarit!

E zbulon avokati/ Kush është shkaku i vrasjes së Gjyqtarit!

31
0

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, avokati Hysen Zhllima deklaroi se gjyqtari Astrit Kalaja ishte më tepër viktimë e sistemit dhe ndikimeve politike, sesa përgjegjës për shkelje personale.

“Plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin nuk ishin për të, por për gjithë ata që futen në sistem nga korridoret e politikës dhe jo nga dera e shkollës së Magjistraturës,” u shpreh ai, duke nënvizuar mungesën e meritokracisë në sistem.

Zhllima ka drejtuar kritika mbi situatën aktuale në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një krizë të thelluar nga neglizhenca institucionale dhe ndikimi politik.

“E gjithë kjo situatë është pasojë e institucioneve që kanë fjetur gjatë gjithë kësaj kohe,” u shpreh Zhllima.

Ai kritikoi ashpër vendimet për arrestimin e qytetarëve për shkelje të lehta, duke përmendur raste si ndërtimi i një çatie pa leje apo drejtimi i automjetit pa patentë, të cilat sipas tij po përdoren për të mbushur statistikat, jo për të vënë drejtësi.

“Fusin në burg djem të rinj e vajza të reja për drejtim automjeti pa leje, vetëm për statistika. Ndërkohë, gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj u ka hypur vetja në qejf. Nuk zbatojnë Kushtetutën. Janë ata që kanë kaluar nga ‘Plepat 1’,” theksoi ai me ironi ndaj mënyrës së përzgjedhjes së kuadrit të ri në drejtësi.

Një tjetër problematikë që ngriti avokati ishte mënyra se si trajtohen çështjet në Gjykatën Administrative.

“Në vend që të diskutohet mbi vendimmarrjen, i thuhet klientit se ka një avokat të dobët,” tha ai, duke theksuar mungesën e profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në këtë hallkë të drejtësisë.

Lidhur me bojkotin e seancave gjyqësore, Zhllima u shpreh: “Pse duhet të bojkotoj unë gjyqet? Vendimmarrjen e marrim në bodrume. Kush foli për këtë? Askush!”

Në fund, ai theksoi se politika duhet të fokusohet më shumë tek çështjet e pronës dhe të drejtës themelore të qytetarëve, duke theksuar: “Politikat për punën e pronës duhet të jenë thelbësore.”

Hysen Zhllima: E gjithë kjo situatë që ndodhi, është për shkak të institucioneve që kanë fjetur gjatë gjithë kësaj kohe.

Fusin në burg njerëz që kanë ndërtuar një çati pa bërë vepra penale, pse nuk e çojnë detyrim paraqitje.

Fusin në burg djem të rinj e vajza të reja për drejtim të automjetit pa leje,  thjesht për statistika. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj i ka hypur vetja në qejf sepse nuk zbatojnë Kushtetutën. Janë ata që kanë kaluar nga plepat 1.

Ai viktima, gjyqtari nuk e ka bërë ai shkeljen, por nga pasoja e këtyre që shoqërohen nga politika, ata që futen nga korridori në shkollën e Magjistraturës, këto janë plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin, jo avokatët.

E di cfarë ndodh në gjykatën administrative, në vend të flasë për  vendimarrjen i thuhet klientit, avokatin e ke të dobët.

“Ne themi mos pranoni Apele, populli na la në mëshirë të afatit”, tha avokat Hysen Zhllima.

Pse duhet të bojkotoj unë gjyqet. Vendimarrjen e marrim në bodrume. Kush foli për këtë? Politikat për punën e pronës, duhet të jenë thelbësore.