Ballina Sport “Etrit Berisha, i çmendur pas kafesë”, futbollisti serb protagonist në natën e...

“Etrit Berisha, i çmendur pas kafesë”, futbollisti serb protagonist në natën e Beogradit: Më ushqente falas në restorant një shqiptar

30
0

Nata famshme e Beogradit dhe ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë kthehet në kujtesën e shumëkujt. Dhe një nga protagonistët e asaj nate ishte edhe Nenad Tomoviç.

Ish-mbrojtësi i Fiorentinës, në atë natë ishte mes futbollistëve serbë që u munduan t’i hiqnin flamurin “Autochthonous” nga duart Balajt që po e dërgonte drejt pankinës. Dhe falë tij nisi edhe rrëmuja e madhe që pasoi me hyrjen e huliganëve serbë në fushë. Por tashëm mbrojtësi 38-vjeçar, i kujton ngjarjet më me qetësi dhe sipas tij, në fushën e lojës është gjithçka normal epo të mos fryhet situata nga jashtë.

“Kur luhen ndeshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë, historia fillon jashtë fushe, sherri, luftërat, krijimi i tensioneve, ku ndërhyn politika dhe gjithçka tjetër… Në fund të fundit, ajo ndeshje në Tiranë shkoi normalisht në fushë dhe duhet të jetë e njëjta gjë edhe në Leskovac. Mendoj se, nëse përjashtojmë presionin që krijohet nga jashtë, nëse fokusi është vetëm në fushë, Serbia nuk duhet të ketë probleme. Mendoj se kemi një ekip më të mirë, mund të humbasim energji vetëm për gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin”, tha Tomoviç për “SportKlub”.

“Kur shikon përbërjen e grupit tonë, renditja është e pritshme, por padyshim humbja kundër Anglisë na turbulloi pak. Megjithatë, nuk duhet të jetë një barrë shtesë për ne, gjithçka është në duart tona, duhet të fitojmë gjithçka deri në fund, përveç asaj ndeshjeje në “Wembley”, ku do të jetë jashtëzakonisht e vështirë”, vijoi lojtari i cili është thyer në mbyllë karrierën në futbollin serb.

Një karrierë në të cilët ai ka njohur shumë shqiptarë, në fushën e lojës dhe jashtë saj, duke mos kursyer fjalët e mira për ta.

“Kur erdha te Xhenoa nga Crvena Zvezda, një shqiptar nga Maqedonia më ndihmoi jashtëzakonisht shumë, kështu e etiketonte ai veten. Ai drejtonte një restorant, unë shkoja të ushqehesha tek ai, ishte jashtëzakonisht i sjellshëm, as nuk më kërkonte para… Kishte tre vëllezër, të gjithë ishin të jashtëzakonshëm me mua.

Kisha një shok skuadre te SPAL, portierin Berisha, bënim shaka shumë herë, kishim nofka interesante për njëri-tjetrin… Në fund, gjithmonë shkonim tek shtëpia e tij apo tek e imja. Ai ishte i çmendur pas kafesë, unë sillja edhe ëmbëlsira. Rrinim bashkë mjaft normalisht, kurrë nuk kishim ndjesinë se kush vinte nga ku. Në fund të fundit, ne jemi sportistë, nuk ke nevojë të shikosh se kush është dhe nga ku është, por çfarë lloj personi është ai”, përfundoi Tomoviç.