Gigi Hadid ka bërë një referencë të rrallë për të dashurin e saj, aktorin Bradley Cooper, gjatë premierës së filmit të tij të ri, Is This Thing On?.
Supermodelja 30-vjeçare ndau një fotografi në Instagram ku shfaqej e shtrirë në një divan, duke promovuar filmin dhe duke i dërguar një mesazh të ëmbël Cooperit: “Nata e premierës! Urime dashurisë sime!”.
Filmi, ku Cooper është protagonist dhe regjisor, u shfaq zyrtarisht gjatë Festivalit të Filmit në Nju Jork dhe sjell histori mbi sfidat e jetës dhe komedinë në New York, shkruan DailyMail.
Hadid i inkurajoi ndjekësit të shkonin ta shihnin filmin në kinema më 19 dhjetor.
Çifti i famshëm u lidh për herë të parë në tetor 2023 dhe kanë qëndruar privatisht për muaj të tërë përpara se romanca e tyre të bëhej publike.
Hadid ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Cooper, duke theksuar mbështetjen dhe përvojën “normale” që ai i ofron, duke i sjellë ekuilibër dhe lumturi në jetën e saj personale dhe profesionale.
Gigi dhe Bradley u panë gjithashtu duke shijuar takime publike dhe momente të ëmbla së bashku, duke treguar se romanca e tyre vazhdon të forcohet përtej kamerave.