Ballina Kronika I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e prostitucion, arrestohet në...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e prostitucion, arrestohet në Muriqan 56-vjeçari

30
0

Një 56-vjeçar i dënuar nga Italia për grup kriminal e shfrytëzim prostitucioni është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Spartak Joanu, banues në Fier, ishte duke u futur në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në Murqianit, kur u ndalua nga policët pasi autoritetet italiane rezultojnë ta kenë dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

PKK Muriqan

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.