Ballina Sport Italia, flet Gatusso: Japim maksimumin për të shkuar në botëror

Italia, flet Gatusso: Japim maksimumin për të shkuar në botëror

37
0

Tekniku i Italisë, Gatusso doli në konferencë para ndeshjes ndaj Estonisë në kualifikueset e botërorit.

“Derisa matematika të na tregojë se jemi në playoff, nuk i besoj. Gjithçka duket e lehtë, por ende nuk jemi në playoff. E dimë mirë këtë, unë dhe lojtarët. Le të mos e shohim rezultatin Norvegji-Izrael, nesër kemi shumë gjëra në lojë. Le të mos bëjmë shaka dhe të jemi seriozë. Unë dhe lojtarët e mi e dimë, ka ende shumë për të bërë dhe kemi shumë gjëra në lojë. Le ta kujtojmë mirë këtë”.

“Duhet t’i falënderoj këta djem. Më pëlqen atmosfera, por edhe dëshira dhe intensiteti. Duhet të mësojmë të ndiejmë rrezikun. Gjithashtu, na pëlqen të luajmë në gjysmën e fushës së  kundërshtarit.

Jam shumë i lumtur me atë që po shoh. Djemtë po luajnë mirë së bashku, duhet të konfirmojmë formën tonë. Mund t’ju siguroj se shoh një atmosferë të shkëlqyer dhe stërvitje të shkëlqyer”.