Ballina Kosovë Kurti emëron Vukmiroviçin ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kurti emëron Vukmiroviçin ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

29
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviqin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiq u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Vukmiroviq ka qenë zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviq më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar ta formojë Qeverinë e re. Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.