Demokrati Myslym Murrizi, ka shpërthyer ndaj një anëtare të Kryesisë së Partia Demokratike në Elbasan, e cila duket se ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga ministri Blendi Gonxhe, me të rinjtë e PS-së.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi ironizon anëtaren e Kryesisë së PD-së, duke thënë se ajo mund të jetë ngatërruar dhe ka menduar se në Elbasan, takimet e PD-së dhe PS-së, bëhen bashkarisht. Më tej, Murrizi shton se nëse personi në fjalë është bezdisur me PD-në dhe do të kalojë te PS-ja duhet ta thotë, pasi sipas tij, kalërimi në dy kuaj njëkohësisht të bën dëm për shëndetin.
“Kjo VD e një takimi të ministrit Gonxhe me të rinjtë e rilindjes në Elbasan para 3 ditësh që duket sikur kaloi pa “zhurmë” nga liderat dhe nga media e portale që paguhen nga halet që lepijnë liderat
Kjo vajza me flokë ngjyrë të kuqerremtë në krah të djathtë të deputetes së PS, të Qarkut Elbasan, Sara Miles është fiks Zj. Megi Balliu që me letra është antare e kryesisë së PDSH dhe mban postim e sekretares për organizatat partnere.
Ose ka menduar që PS e deputetes Sara Mile është organizatë partnere me PD dhe ka menduar që takimet i bëjnë bashkarisht PD-PS për qarkun e Elbasanit. Ose të thotë që nuk mund të duroj dot më në opozitë dhe po kaloj nga pushteti dhe është në të drejtën e saj të shkoj ku të dojë dhe kur të dojë.
Por mos na hapni barkun se po na fyeni edhe injorancën mirë inteligjencen, që edhe antare në kryesin e madhe të PD dhe sekretare për organizatat partnere edhe në stafin apo shoqninë politike të Sara Miles, Bledi Gomxhes dhe të rinjve socialistë.
Kush kalëron në dy kuaj njeherësh shqyhet nga të ndejurat prandaj në rrespekt të shendetit tuaj po e bëj këtë postim sqarues”, shkruan Murrizi.