Ballina Aktualitet Mbi 4 mijë m² ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin e ri...

Mbi 4 mijë m² ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin e ri në Astir

64
0

Një pallat shumëkatësh në zonën e Astirit është bllokuar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë Tiranë, pasi rezultoi me mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje.

Aksioni u zhvillua këtë të shtunë në njësinë administrative nr. 14, me mbështetjen e forcave të Policisë Bashkiake, në kuadër të operacioneve për frenimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.

Sipas autoriteteve vendore, objekti i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj ishte thuajse në përfundim dhe përbënte shkelje flagrante të ligjit, pasi nuk kishte asnjë leje ndërtimi.

Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj, që drejtoi aksionin, deklaroi se “paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe ndërhyrjet do të vijojnë pa kompromis”. Ai paralajmëroi sipërmarrësit që të respektojnë rregullat e ndërtimit, përndryshe do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë.