Ballina Bota Ndeshja sportive midis dy shkollave në SHBA përfundon në tragjedi, humbin jetën...

Ndeshja sportive midis dy shkollave në SHBA përfundon në tragjedi, humbin jetën 4 persona pas të shtënave me armë

36
0

Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 u plagosën për shkak të një sulmi me armë zjarri gjatë një ndeshjeje shkollore në qytetin Liland, shteti Mississippi, SHBA, mëngjesin e sotëm.

Kryebashkiaku i qytetit, John Lee, tha se të shtënat ndodhën rreth mesnatës, dhe katër të plagosurit u transportuan me helikopter në spitale lokale.
Deri tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar por hetimet vijojnë.

Sulmi ndodhi në një rrugë kryesore, ndërsa njerëzit ishin mbledhur për ndeshjen sportive të shkollës së Lilandit kundër shkollës së Charlestonit.