Ballina Rajoni Tragjedi në Santorini/ Një 6-vjeçar mbytet në pishinë pasi u godit me...

Tragjedi në Santorini/ Një 6-vjeçar mbytet në pishinë pasi u godit me shkelmë aksidentalisht

43
0

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Santorini të Greqisë , ku një djalë gjashtëvjeçar humbi jetën në pishinën e një hoteli në Kamari, ku po qëndronte me prindërit e tij.
Fëmija i përkiste një grupi turistësh nga India, të cilët kishin mbërritur në ishull për pushime.
Sipas mediave greke, në kohën e aksidentit kishte disa persona në zonën e pishinës, megjithatë, askush nuk e kish parë që fëmija ishte në fund në pishinë.

Djali duket se kishte pirë një sasi të madhe uji dhe kishte humbur ndjenjat pa u vënë re, ndërsa prindërit e tij , 33 dhe 32 vjeç, ishin gjithashtu në zonën e pishinës, por nuk e kuptuan në kohë se fëmija i tyre ishte në rrezik.

Elementi më tronditës i rastit është se, sipas informacioneve, njëri nga personat e goditi aksidentalisht me shkelm në ujë!
Fëmija u nxor menjëherë në sipërfaqe dhe u bënë përpjekje për ta ringjallur, me CPR dhe përdorimin e një defibrilatori që ishte në vendngjarje.
Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të stafit dhe kalimtarëve, fëmija nuk reagoi. Brenda shtatë minutash, mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi fëmijën në Spitalin Thira, ku u shpall i vdekur.
Sipas të njëjtit informacion, nuk kishte roje plazhi në pishinë në kohën e incidentit, gjë që ka ngritur pikëpyetje të forta në lidhje me masat e sigurisë që po respektonte hoteli.

Menaxherët e akomodimit po kërkojnë dokumentet e nevojshme për lejen e funksionimit të pishinës.
Ndërkohë që autoritetet kanë kryer arrestime dhe po hetojnë si nga ana e kompanisë ashtu edhe nga ana e prindërve të fëmijës.

Sipas informacioneve, prindërit pritet të dalin në gjykatë, pasi po shqyrtohet nëse ka pasur neglizhencë apo mbikëqyrje të pamjaftueshme. Policia po kryen një hetim paraprak për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi incidenti tragjik.