Ballina Sport Zhgënjen Letonia, Andorra merr pikën e parë. Ja si ndryshon situata në...

Zhgënjen Letonia, Andorra merr pikën e parë. Ja si ndryshon situata në Grupin e Shqipërisë

32
0

Letonia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2 me 2 në shtëpi ndaj Andorrës, në duelin e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kjo ishte pika e parë për Andorrën në 6 duelet e luajtura, ndërkohë që Letonia, me këtë barazim të arritur është ngjitur në kuotën e 5 pikëve, duke mbajtur vendin e parafundit.

Për sa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me San Nikolas në minutën e 33-të, teksa vendasit barazuan shifrat me Zelenkovs në minutën e 41-të. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 1.

Në fragmentin e dytë të lojës, ishte Gutkovkis, i cili në minutën e 55-të, shënoi nga pika e penalltisë për Letoninë, duke ngritur shifrat në 2 me 1. Pavarësisht disavantazhit, Andorra nuk u dorëzua, duke shënuar në minutën e 78-të, me Oliveiran.

Në duelin e radhës, Letonia pret Anglinë më 14 tetor, ndërkohë që Andorra do të përballet në shtëpi me Serbinë, po më 14 tetor.

Për sa i përket situatës në Grupin K, kryeson Anglia me pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë, ndërkohë që në vend të tretë ndjek Serbia me 1 pikë më pak se kuqezinjtë. Serbët kanë edhe një ndeshje më pak. Tabela mbyllet me Letoni dhe Andorrën, respektivisht me 5 dhe 1 pikë.

Zelenkovs 41’, Gutkovskis 55′ / San Nikolas 33’ , Oliveira 78′