Ballina Kronika Arrestohen shitësit e kanabisit në Shkodër

Arrestohen shitësit e kanabisit në Shkodër

21
0

Dy 20 vjeçarë u arrestuan në Shkodër pasi akuzohen se shisnin kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve A. Sh. dhe A. B., si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Sh., 21 vjeç, dhe A. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”