Serbia pësoi disfatë 0-1 ndaj Shqipërisë, duke u larguar kështu nga objektivi botëror. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është pyetur nga gazetarët për ndeshjen, ndërsa ai zgjodhi që t’a lidhë me zgjedhjet që mbahen në Kosovë këtë të dielë.
“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë.
Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiç.