Ballina Aktualitet Gara për hetues në BKH: Vetëm 3 kalojnë pragun. Skualifikohen drejtues dhe...

Gara për hetues në BKH: Vetëm 3 kalojnë pragun. Skualifikohen drejtues dhe ish policë me eksperiencë

77
0

Kandidatët për hetues financiar në Byronë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen fazës së tretë të konkurrimit, asaj të intervistës. Në këtë fazë do të hyjnë vetëm kandidatët që kanë grumbulluar minimum 40 pikë. Po të shohësh me kujdes listën e kandidatëve vetëm 3 prej tyre e kanë kapërcyer këtë prag. Bëhet fjalë për kandidatët Enea Sharra që ka grumbulluar 47 pikë, Ermal Milori 42 pikë dhe Argjend Tota 40 pikë. Ndërsa kandidatët e tjerë kanë grumbulluar nga 27-36 pikë. Ajo çfarë bie në sy është se Gentian Ndoi, kandidat për drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka grumbulluar vetëm 30 pikë. Me rezultat tejet të dobët është renditur dhe Lutfi Minxhozi që ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit, mes të tjerash ka drejtuar dhe Drejtorinë për Krimin Ekonomik e Financiar.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të SPAK thuhet se: “Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet ditën e enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kandidatët do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intervistës”. Pasi të kalojnë edhe këtë fazë, kandidatët i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.

Njoftimi

Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka zhvilluar fazën e dytë të vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurimit për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme, njofton kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e fazes së tretë të konkurrimit, të intervistës së strukturuar me gojë.

Bazuar në nenin 6, pika 8, shkronja b) dhe c) të rregullores nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, në fazën e tretë të konkurrimit do të marrin pjesë vetëm kandidatë që në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë, të pasqyruar në tabelën e mëposhtme:

 

Nr.
Emri dhe Mbiemri
Faza e I-Jetëshkrimi
Faza e II-Testi me shkrim
Totali
1.
Enea Arben Sharra
9
47
56

2.
Ermal Niazi Milori
10
42
52

3.
Argjend Shefki Tota
8
40
48

4.
Kreshnik Thimi Gjeçka
9
36
45

5.
Gentian Nikollë Ndoi
14
30
44

6.
Ditmir Zeqir Hoda
7
36
43

7.
Ilir Bexhet Deda
11
32
43

8.
Fotion Përparim Malaj
10
32
42

9.
Klodian Nikolet Vasia
10
31
41

10.
Lutfi Haxhi Minxhozi
14
27
41
Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet ditën e enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kandidatët do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intevistës.

Kandidatët që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet e tyre.