Ballina Aktualitet Gjykatësi vritet në sallën e gjyqit, ministrja e rendit dhe drejtori policisë...

Gjykatësi vritet në sallën e gjyqit, ministrja e rendit dhe drejtori policisë marrin masa për monopatinat elektrike

24
0

Në javën kur tronditja për vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit ende nuk është shuar dhe policia përballet me kritika për mungesë kontrolli dhe reagimi, ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi takimin e saj të parë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në përfundim të takimit, Koçiu deklaroi se një nga shqetësimet e saj kryesore është përdorimi i monopatinave elektrike, të cilat, sipas saj, përbëjnë “rrezik për të miturit, të moshuarit dhe sigurinë publike”. Edhe Proda raportoi se janë regjistruar 991 raste aksidentesh me këto mjete, duke përfshirë edhe disa fatalitete.

Në një polici që nuk arrin të ndalojë kriminelët e armatosur, që nuk arrin të mbrojë institucionet ligjvënëse por numëron me përpikmëri monopatinat, drejtori i saj, Ilir Proda, duket më i përgatitur për inspektime në trotuar sesa për operacione në terren. E nëse ministrja e re e Brendshme në këtë situatë flet për rrezikun e monopatinave duket me serioze kur shkarkon zv ministrin e brendshëm se ka tymosur cigare në një ambjent të mbyllur. Një tablo perfekte e “rendit të ri”, ku tymi dhe rrotat e patinave duken si kërcënimet më të mëdha për sigurinë publike./vna